Zjarr në një qendër të arteve marciale në Kinë, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona e kanë humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë lënduar kur sot shpërtheu zjarr në një qendër të arteve marciale në Kinën qendrore, njoftuan mediat shtetërore.
Sipas gazetës “Global Times”, ngjarja ndodhi në provincën Henan, ku autoritetet lokale shuan zjarrin.
Derisa policia ndaloi pronarin e biznesit për t’u marrë në pyetje, të lënduarit, katër prej tyre në gjendje kritike, u transferuan në spitalet lokale.
Henan është vendlindja e arteve marciale tradicionale kineze dhe shtëpia e Akademisë së famshme Shaolin Temple Kung Fu./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




