Zjarr në një shtëpi pushimi në Francë, 9 viktima dhe dy të zhdukur

Nëntë persona humbën jetën dhe dy mbeten të zhdukur pas zjarrit që përfshiu një shtëpi pushimi në Francën lindore mëngjesin e sotëm.
Zjarri ra rreth orës 6:30 të mëngjesit në Wintzenheim, një qytet i vogël afër kufirit gjerman.
Shtëpia strehonte personat me aftësi të kufizuara gjatë pushimeve verore. Grupi kishte qenë për vizitë në qytetin Nancy, tha prefektura e Haut Rhin në një deklaratë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se viktimat nga zjarri nuk u arritën të shpëtoheshin “me gjithë ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme të departamentit të zjarrfikësve”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti ngjarjen një tragjedi.
“Ngushëllimet e mia për viktimat, të plagosurit, të dashurit e tyre. Falemniderit forcave tona të sigurisë dhe shërbimit zjarrfikës,” shkroi Macron në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




