Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Milano, humbin jetën 6 persona, plagosen 81 të tjerë

Botë | 3 vite më parë

Një zjarr ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në Milano, në via dei Cinquecento, e për pasojë 6 persona kanë ndërruar jetë dhe 81 të tjerë janë plagosur.

Mediat italiane raportojnë se zjarri ka rënë në njërën nga dhomat në katin e parë, duke u përhapur më pas edhe në katin e dytë.

Viktimat janë përkatësisht të moshave: një 69-vjeçare, një 87-vjeçare, një 75-vjeçare, një 84-vjeçare, një 85 vjeçare dhe një burrë 73 vjeçar.

Dy nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 81 të tjerë janë shpëtuar.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala teksa e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë, u shpreh se bilanci mund të kishte qenë edhe më  tragjik, por fatmirësisht zjarri u vu nën kontroll.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme