Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët pranë aksit Lezhë-Shkodër

Aktualitet | 53 minuta më parë

Një zjarr ka përfshirë zonën e Zadrimës, ndërsa flakët janë afruar pranë aksit Lezhë-Shkodër. Tymi i krijuar nga zjarri ka ulur ndjeshëm dukshmërinë në aksin rrugor, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, disa vatra zjarri janë shfaqur në të dyja anët e aksit rrugor, ndërsa dyshohet se flakët kanë nisur nga djegia e tokave dhe mbetjeve bujqësore.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme