Zjarret në Kanada ndotin ajrin, banorëve ju sugjerohet përdorimi i maskave

Botë | 3 vite më parë

Milionave persona në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska të tipit N95 kur të jenë në mjedise të jashtme për shkak të cilësisë së dobët të ajrit të shkaktuar nga zjarret intensive që kanë përfshirë Kanadanë.

Këtë të enjte, New Jorku filloi të shpërndante maska të tilla falas.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Nuk është covid”, u shpreh guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul, e cila gjithashtu bëri të ditur se autobuzët dhe trenat e New Jorkut kishin sisteme cilësore të filtrimit të ajrit dhe prandaj ishte e sigurt të udhëtoje me to.

Edhe në Kanada banorëve iu është thënë të përdorin maska nëse do iu duhet të dalin jashtë.  Zyrtarët paralajmërojnë se rrezikshmëria që paraqet cilësia e ajrit pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.

 Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kebeku, ku 150 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive. Më shumë se 15 mijë banorë të asaj province pritet të evakuohen. 

Në të gjithë Kanadanë, zjarret kanë djegur më shumë se 3.8 milionë hektarë tokë. SHBA ka dërguar më shumë se 600 forca zjarrëfikëse në Kanada për të ndihmuar zyrtarët e atij vendi për adresimin e situatës.

Gazetare: Elda Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme