Zjarret në Maui, aktori Jason Momoa thirrje turistëve: Mos udhëtoni drejt ishullit

Botë | 3 vite më parë

Ka shkuar në 93 numri i viktimave nga zjarret shkatërruese në ishullin Maui në Havai, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se numri mund të rritet për shkak se qindra persona rezultojnë të zhdukur.

Në një situatë të tillë tragjike, aktori i famshëm, Jason Momoa, i cili është me origjinë nga Havai, i bëri thirrje turistëve që të mos udhëtojnë drejt ishullit për pushime.

“Mos udhëtoni drejt Mauit. Mos e bindni veten se prania juaj është e nevojshme në një ishull që po vuan kaq shumë. Vendit i duhet kohë për ta marrë veten. Burimet në ishull janë bërë jashtëzakonisht të kufizuara, kjo do të thotë që e mira është të mos ketë vizitorë”, u shpreh ai.

Komentet e 44-vjeçarit erdhën teksa banorët e Maui thanë se ishin të tmerruar nga pamja e turistëve që notonin në plazh, ndërsa ata po numëronin ende viktimat.

“Në të njëjtat ujëra në të cilat njerëzit tanë vdiqën tre ditë më parë, ditën tjetër këta vizitorë, turistë, po notonin. Kjo tregon shumë se ku është zemra dhe mendja e tyre gjatë gjithë kësaj, dhe ku është zemra dhe mendja jonë tani. Askush nuk mund të argëtohet në tragjedi dhe nuk mund të vazhdojë jetën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë“, tha një vendas.

Zyrtarët lokalë kanë kërkuar që njerëzit që janë në ishull për pushime të, si dhe të tjerëve që të tjerëve të anulojnë planet e tyre për të udhëtuar drejt Mauit.

Sidoqoftë, humbja e turizmit do të shkaktonte një tronditje të konsiderueshme në ekonominë e Havait, pasi ishte burimi më i madh i vetëm i kapitalit privat në vitin 2019, sipas Autoritetit të Turizmit të vendit, me 10.4 milionë vizitorë që shpenzuan gjithsej 18 miliardë dollarë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme