Zjarret në qarkun Shkodër, 3 vatra aktive, efektivët e FA në luftë me flakët

Aktualitet | 2 vite më parë

Tre vatra zjarri janë aktive në Bashkinë Shkodër. Sipas informacioneve, bëhet me dije se vijon ende e aktivizuar vatra në vendin e quajtur “Syri i Kaltër” në fshatin Theth, bashkia Shkodër. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar punonjës të AdZM dhe efektivë të Forcave të Armtosura.

Po ashtu, për të luftuar flakët janë angazhuar edhe qytetarë të komunitetit e kryeplaku.

“Vijon aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Syri i Kaltër” në fshatin Theth, bashkia Shkodër. Ne operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar strukturat e mëposhtme: AdZM 3 punonjës. Forcat e Armatosura 10 efektive. Nga komuniteti po japin ndihme 6 persona dhe kryeplaku.

Në bashkinë Malësi e në orët e para të mëngjesit kemi patur 2 vatra zjarrit.

Vatra në fshatin Zagore është shuar plotësisht. Vatra në fshatin Bajze është shuar plotësisht. Momentalisht kjo bashki nuk ka zjarre aktive.

Në bashkinë Fushe Arrëz, në vendin e quajtur “Starme”, të Njësisë administrative Iballë vatra e zjarrit është plotësisht e izoluar. Aktualisht kjo vatër po mbahet në monitorim nga punonjësit e shërbimit pyjor”, thuhet në njoftim.

Institucioni i Prefektit të qarkut Shkodër ka qenë në gatishmëri për monitorimin dhe koordinimin e situatave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme