Zjarrvëniet, Policia e Shtetit: Nga qershori kemi identifikuar 137 autorë të dyshuar, 46 janë arrestuar
137 persona janë identifikuar nga policia e Shtetit si autorë të zjarrvënieve nga muaji qershor e deri më sot (14 gusht). 46 prej këtyre autorëve janë vënë në pranga, ndërsa 91 të tjerë janë proceduar penalisht.
E në një moment kur zjarret kanë përfshirë vendin tonë duke shkaktuar deri në humbje jete e djegien e dhjetëra banesave, Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ndezin zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit pa njoftuar instancat përkatëse.
“Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.
Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë me dije ndërkaq se Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e prekura nga flakët, për të bërë të mundur evakuimin e tyre dhe shuarjen e vatrave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



