Zjarri kërcënon Machu Picchun, një nga shtatë mrekullitë e reja të botës

Zjarri rrezikon të shkatërroj Machu Picchu, qytetin antik mbi 500 vjeçar i ndërtuar nga Inkasit. Zjarrfikësit në Peru po luftojnë me flakët për të frenuar përhapjen e zjarrit i cili ka shkuar shumë pran rrënojave inkase të Machu Picchu në malet e Andeve.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyjeve të Andeve, ndërsa u ndez aksidentalisht nga fermerët të cilët po digjnin mbeturinat për t’u përgatitur për të mbjellë kulturat e reja.
Deri tani janë djegur 20 hektarë, ndërsa po punohet që flakët të mbahen larg Machu Picchut.
Machu Picchu është një qytet antik i ndërtuar në majë të maleve të Andeve nga Inkasit, perandoria e të cilëve kontrollonte pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, ajo që është sot Ekuadori jugor deri në Kilin qendror.
Rrënojat antike është trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO dhe gjithashtu një nga destinacionet kryesor turistik të Perusë dhe konsiderohen si një nga shtatë mrekullitë e reja të botës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




