Zjarri në fabrikën e këpucëve në Vorë, policia jep detajet. Punohet për fikjen e flakëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Një fabrikë e prodhimit të këpucëve në Vorë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ku deri më tani janë konstatuar dëme materiale.

Në njoftimin e saj policia shpjegon se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

“Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, policia bën të ditur se ka arrestuar një 47-vjeçar për shkelje të rregullave në punë teksa “ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh”.

Sa i përket veprave  të tjera penale kanë vendosur në pranga shtetasin A. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.  Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin U. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme