Zogaj: Jo qeveri teknike, por qeveri e zgjedhjeve për t’u marrë vetëm me zgjedhjet

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Preç Zogaj i ftuar në studion e emisionit “3 D nga Alban Dudushi” në RTSH1  u shpreh se opozita kërkon një qeveri zgjedhjeve ashtu siç e ka dhe Maqedonia. Gjithashtu Zogaj u shpreh se vendi ynë nuk ka një të tillë për shkak të problematikave që shpesh ka prodhuar Shqipëria nga njëra zgjedhje në tjetrën të cilat janë të reflektuara qartë në raportet e OSBE ODIR.

“Opozita kërkon dhe duhet të kërkoj që mundësisht të ketë një qeveri të zgjedhjeve, jo qeveri teknike. Edhe ndërkombëtarët mund të shtyjnë drejt një qeverie të zgjedhjeve.  Qeveria e zgjedhjeve kujdeset vetëm për zgjedhjet siç e ka Maqedonia por e ka në Kushtetutë.  Ajo është qeveri e zgjedhjeve nuk quhet qeveri teknike por është e përhershme.  Ne nuk e kemi po për shkak të konfliktit, për shkak të problematikeve që ka prodhuar Shqipëria nga zgjedhje në zgjedhje janë të pasqyruara shumë qartë dhe me hollësi në raportet e OSBE ODIR për shkak të konflikteve që nganjëherë është korniza e atij që duhet  një ishte një lloj uniteti”, tha Zogaj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme