Zogaj: Kemi shkatërruar veprat e Komunizmit. Vetëm me hidrocentralet nuk kemi qeshur

“Kemi qeshur me trashëgiminë që na kanë lënë” kështu u shpreh analisti Preç Zogaj i cili ishte i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH. Për më tepër ai theksoi se në Shqipëri është qeshur me mjetet e mbrojtjes të cilat i kemi trashëguar ashtu siç kemi shkatërruar shumë vepra të tjera duke përjashtuar hidrocentralet.
“Në Shqipëri mjetet e luftës do të rivitalizohen dhe unë jam dakord me të, i kemi trashëguar dhe kemi qeshur shumë ne. Për shumë gjëra në Shqipëri kemi qeshur shumë, sepse nga mënyra se si kemi drejtuar politikat janë të sëmur nga sindroma e vitit zero. Investimet, veprat kanë vazhdimësi ato janë produkti i veprave.
Hidrocentralet sot, vetëm ato nuk i kemi marrë në gojë se mbesim pa drita ama infrastrukturën e mbrojtjes nuk kemi pse ta përqeshim sepse do të vijë dita që do të na duhen”, u shpreh Preç Zogaj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




