Zogaj: Magyar, shumë i zgjuar. Bëri diferencën nga partitë e tjera opozitare

Aktualitet | 7 muaj më parë

Në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga Alba Alishani, analisti Preç Zogaj komentoi fushatën politike në Hungari, duke vlerësuar strategjinë e politikanit Péter Magyar.

Sipas Zogajt, Magyar ka qenë “shumë i zgjuar” në mënyrën si është përfshirë në temat kryesore të debatit politik, duke treguar kujdes edhe në çështje të ndjeshme si emigracioni, një nga temat kryesore të kryeministrit Viktor Orbán.

Ai theksoi se mesazhi i Magyar u përqendrua te antikorrupsioni, ekonomia dhe orientimi evropian, duke propozuar një Hungari më të fortë brenda Bashkimit Evropian.

“Kush e ka ndjekur fushatën mund të kuptoj se Magyar ka qenë shumë i zgjuar. Ai u përfshi në temat e batakut madje ai u treguar i kujdesshëm edhe për trajtimin e temave që Orban i ka pasur “kalin e betejës” siç është emigracioni. Ai qartazi i propozoi popullit një Hungari në BE, besnike e BE-së. Temat e tij ishin antikorrupsioni, ekonomia dhe Evropa. Opozita hungareze ishte e madhe por e pashprehur, edhe në Shqipëri. Talenti i tij ishte që ta bashkonte këtë opozitë dhe në politikë fiton lideri”, u shpreh Zogaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme