Zogaj: Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin? | “3D” në RTSH

Politikë | 2 vite më parë

Emisioni 3D i Alban Dudushit sërish në qendër të vemendjes kishte zgjedhjen e Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Në vemendje u fati i dy figurave kryesore të politikës shqiptare, kreut të PD Sali Berisha, i shpallur i padëshirueshëm nga administrata e presidentit Joe Biden, aktualisht në gjendje arresti shtëpiak në Tiranë,  si dhe  ish presidenti Ilir Meta i cili gjendet në paraburgim po në Tiranë.

Pyetjes “Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?” analisti Preç Zogaj  tha se ata e kanë pritur me entuziazëm, pasi akuzojnë demokratët për gjithçka u ka ndodhur në Shqipëri. Veçmas ata bëjnë përgjegjës miliarderin Xhorxh Soros dhe ndoshta besojnë tek ndërhyrja e tij, tha zoti Zogaj. Por sipas tij vendimarrjen në nivele të larta nuk mund ta marrin zvarrë moria e të pasurve, ndryshe nuk do te ishte Amerika që ne njohim, por do të ishte rrumpallë. “Megjithatë gjithkush ka të drejtë të shpresojë” tha zoti Zogaj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme