Zv.ministri polak: Kishim planifikuar të hiqnim dorë nga gazi rus

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz ka reaguar pas vendimit të Gazprom për të ndërprerë furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë. Zv.ministri tha se Polonia e dinte se Rusia do e shantazhonte një ditë me ndërprerjen e furnizimit me energji dhe se ata kishin planifikuar që këtë vit do hiqnin dorë nga karburantet ruse.
“Kjo tregon vetëm se Rusia mund të luajë me energjinë për të arritur qëllimet e saj politike. Ne kemi planifikuar të heqim dorë nga karburantet ruse këtë vit. Ne nuk duam të jemi më pjesë e këtij biznesi. Ne i kemi paralajmëruar partnerët tanë se Rusia ka përdorur paratë nga vendet anëtare evropiane për të financuar luftën në Ukrainë, kështu që ky është një biznes shumë i keq për të gjithë ne. Ne po mbrojmë një ndalim të plotë të karburanteve fosile nga Rusia’, tha Przydacz për Skynews.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




