Zvarritja e vendimit të gjykatës për PD, Alibeaj: I shërben vetëm Ramës. Ja apeli për drejtësinë

Politikë | 4 vite më parë

Me një gjuhë shumë të kujdesshme, kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i kërkon gjykatës të mos e zvarrisë më vendimin për legjitimitetin e institucioneve në PD, që, në zhargonin e përditshëm njihet si çështja se kush do të mbajë vulën dhe selinë e Partisë Demokratike.

Duke mohuar në mënyrë kategorike zërat për tërheqjen nga padia, Alibeaj e pranon se zvarritja nga gjykata është një problem.

“Në fakt kjo zvarritje i shërben vetëm njërit, i shërben vetëm Edi Ramës. E shikoni të enjte për të enjte sesi ndihet komod në diabolizmin e vet. Duke parë sesi kjo paqartësi që është edhe në grupin parlamentar të PD, por edhe si një lloj mjegullnaje tek strukturat, militantët, dashamirësit tanë. Rama është i vetmi që përfiton. “- shprehet zoti Alibeaj për emisionin “Pa Censurë”. 

Apeli i tij për gjykatën është i drejtpërdrejtë.

“Unë përfitoj nga ky moment publik, pa ndërhyrë në pozicionin dhe rolin që ka sistemi gjyqësor, që të ketë një qartësi sa më shpejt, një orë e më parë. Gjykata të vendosë e qetë, larg presioneve, larg shantazheve, në zbatim të ligjit, bazur tek faktet.”- tha Alibeaj, i cili pohon gjithashtu se zvarritja nga gjykata është një nga shqetësimet që deputetët kanë ngritur në grup.

Por për planin B, sesi shkohet në zgjedhje, nëse zvarritja e vendimit vazhdon, Alibeaj thotë se do të vendoset në diskutim me grupin.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme