Zvicër-Kamerun, për një fillim të mbarë

Nis Botërori për Zvicrën dhe Kamerunin, thirrje për përballje të drejtpërdrejtë në ndeshjen e vlefshme për ditën e parë të grupit G.
Përzgjedhja e Zvicrës arriti në fazën finale të Kupës së Botës pasi u “tall” me Italinë duke e zbritur në vendin e dytë në grupin kualifikues.
Skuadra e Yakin, pas daljes në çerekfinale të Euro 2020, synon të rikonfirmojë veten në një nivel të lartë edhe në Kupën e Botës: në dy edicionet e fundit, në Brazil dhe në Rusi, është ndalur gjithmonë në 1/16.
Përballë do të jetë Kameruni që rikthehet në shortin e Kupës së Botës pasi nuk arriti të kalojë në Rusi 2018. Udhëhequr nga legjenda Rigobert Song – 137 prezenca me Kamerunin – Luanët e Paepur u kualifikuan duke eliminuar Algjerinë në play-off.
Zvicër-Kamerun do të luhet të enjten më 24 nëntor 2022 në stadiumin Al-Janoub në Al Wakrahnë orën 11.00.
ZVICËR-KAMERUN
ZVICRA(4-3-3): Sommer; Widmer, Akanji, Schär, Rodriguez; Sow, Freuler, Xhaka; Shaqiri, Embolo, Vargas.
KAMERUNI (4-2-3-1): Onana; Fai, Castelletto, Wooh, Tolo; Anguissa, Ntcham; Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi; Aboubakar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



