Zyrtare: Bruno Fernandes rinovon kontratën me Manchester United

Angli | 2 vite më parë

Bruno Fernandes ka nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij te Manchester United deri më 30 qershor 2027, me opsion për një vit tjetër.

Kapiteni i klubit ka shënuar 79 gola dhe ka kontribuar 67 asistime në 234 paraqitjet e tij për klubin.

Fernandes, i cili tashmë ka fituar tre çmime Sir Matt Busby Lojtari i Vitit, ka krijuar më shumë shanse se çdo lojtar tjetër i Premier League që kur u bashkua me United në janar 2020.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme