Zyrtare: Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Real Madrid

Spanjë | 5 vite më parë

Florentino Perez nuk është vonuar, duke i besuar gjithçka Carlo Ancelotti, trajneri që solli Ligën e Dhjetë të Kampionëve në murin e Real Madridit në 2014. Presidenti merengues dëshironte të emëronte shpejt pasardhësin e Zinedine Zidane dhe kështu veproi, duke i besuar njohjes së vjetër, i cili mundi konkurrencën e Pochettino, Raul dhe Conte. Pasi “shpëtoi” nga marrëveshja me Everton, Ancelotti ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Blancos.

Numri 1 i Realit, ndoshta ende i djegur nga përvoja e Solarit, nuk ka qenë kurrë i bindur për zgjidhjen e Raul, ende konsiderohet i papërvojë për të stërvitur në nivele të caktuara. Opsioni Conte shpejt u shua për shkak të kërkesave të larta, si ekonomike ashtu edhe teknike, të ish-trajnerit të Interit, ndërsa për Pochettino nuk kishte ndërmend të shkonte në përplasje me PSG. Për të gjitha këto arsye “lindi” mbretërimi i Ancelotti II.

Bashkë me Ancelotti-n, tek Reali do të rikthehet edhe Antonio Pintus, përgatitësi atletik, i lidhur me Conte, por që tani është i lirë për shkak të fundit të raportit mes trajnerit dhe Interit. Pintus ka punuar në Madrid nga korriku 2016 deri në qershor 2019, para se të ndiqte ish-trajnerin në aventurën e tij në Milano.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme