Zyrtare: Keidi Bare, nënshkrimi i shtatë i Zaragozës

Spanjë | 2 vite më parë

Real Zaragoza ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin kuqezi, Keidi Bare. Futbollisti shqiptar, i lirë pas përfundimit të kontratës me Espanyol, kaloi testet mjekësore gjatë ditës së sotme dhe më pas nënshkroi për tre sezone.

Bare është përforcimi i shtatë i skuadrës që në këtë sezon bën pjesë në La Liga 2, pas Joan Femenías, Soberón, Tasende, Gori, Iván Calero dhe Bazdar. Do të udhëtojë këtë të dielë me shokët e tij të rinj në San Pedro del Pinatar, ku skuadra do të jetë e përqendruar deri më 3 gusht dhe do të prezantohet pas kthimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme