Zyrtare: Thomas Tuchel, trajneri i ri i Anglisë

Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë. 51-vjeçari gjerman, që do të nisë detyrën e re nga 1 janari 2025, bëhet trajneri i tretë jo-britanik i skuadrës së meshkujve pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.
Gareth Southgate dha dorëheqjen në korrik pas humbjes së Anglisë përballë Spanjës në finalen e Euro 2024.
Lee Carsley, i cili u emërua trajner i përkohshëm në gusht, do të mbetet në krye për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Republikës së Irlandës muajin e ardhshëm.
Trajneri anglez Anthony Barry do të jetë ndihmësi i Tuchel. Federata Angleze e Futbollit tha se Tuchel ishte “kandidati i preferuar” nga “disa kandidatët” e intervistuar.
Bordi i FA miratoi vendimin javën e kaluar dhe Tuchel nënshkroi një kontratë më 8 tetor. “Njoftimi u vonua për të minimizuar shpërqendrimin rreth kampit ndërkombëtar që sapo ka përfunduar,” thuhet në një deklaratë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




