Zyrtari rus: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Botë | 4 vite më parë

“Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, kështu ka paralajmëruar këtë të enjte Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Aleksandër Venediktov. Sipas tij Ukraina po krijon situata për te tërhequr vëmendjen me qëllim anëtarësimin në NATO.

“Kiev është i vetëdijshëm se një lëvizje e tillë sigurisht që do të nënkuptonte një përshkallëzim në një Luftë të Tretë Botërore. Natyrisht ata po llogarisin në të, për të krijuar zhurmë mediatike dhe për të tërhequr vëmendjen te vetja,” tha Venediktov.

Zyrtari rus përsëriti gjithashtu qëndrimin se Perëndimi duke ndihmuar Ukrainën përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin mes vendeve.

Në fund të shtatorit , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i paraqiti NATO-s një kërkesë për anëtarësimin e vendit të tij në Aleancë me procedura të shpejta.

Dorëzimi urgjent i pranimit erdhi menjëherë pasi presidenti rus nënshkroi traktatet e aneksimit të katër rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme