1 muaj larg fushës së blertë, Liverpuli humbet portierin titullar

Alisson Becker ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe pritet të mungojë në fushën e blertë për të paktën 1 muaj. Një lajm i keq për Liverpulin, që do të jetë pa portierin titullar deri në nëntor, deri në pauzën e ardhshme të kombëtareve.
Portieri pritet të mungojë në ndeshjet kundër Chelsea, Arsenal, Brighton dhe Aston Villa në Premier League, si dhe dy ndeshje të Champions League kundër RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.
Liverpool gjithashtu përballet me Brighton në Carabao Cup, por Kelleher zbriti në fushë në turin e fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




