100 ha të kultivuara me lajthi, fermerëve në Gjirokastër u mungon një pikë grumbullimi
Lajthia po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga kulturat drufrutore me interes për fermerët e qarkut Gjirokastër. Aktualisht në këtë zonë janë rreth 100 hektarë tokë të mbjella me lajthi, ndërsa numri i fermerëve që kanë zgjedhur këtë kulturë arrin në rreth 150.
“Për nga pemët frutore është ajo që zë sipërfaqen më të madhe, pasi është dhe një kulturë e mbjellë kryesisht në blloqe në rajonin tonë. Janë shumë pak bimë të shpërndara krahasimisht. Pra, është një tablo e kundërt krahasuar me ullirin, ku atje janë bimët e shpërndara dominante. Në këto vitet e fundit nuk ka pasur shtim të sipërfaqeve, por kultivohen rreth 100 hektarë”, tha Balil Bineri, specialist i Bujqësisë.
Megjithatë, krahas prodhimit, fermerët përballen edhe me problematika të rëndësishme, si mungesa e një pike grumbullimi.
“Për të është një vështirësi. Nuk e di. Dhe për prodhimet e tjera mund të themi se pikë e grumbullimit varet e çmimeve, si mund ta mbledh, si do shkojë tregu, nuk dihet tani me çmimin. Nuk jam të kënaqur, se kam pasur çmim shumë më të mirë fillimisht, po thonë se nuk kishte prodhim atëherë. Tani u shtua prodhimi, ka rënë çmimi”, tha ai.
Me rreth 100 hektarë të kultivuara dhe 150 fermerë të angazhuar në këtë sektor, lajthia po kthehet në një nga alternativat e rëndësishme në Gjirokastër. Sfida tashmë është që prodhimi të mos mbetet në parcela, por të gjejë tregun dhe vlerën e merituar.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




