100-vjetori i kryeqytetit/ 100 libra të autorëve shqiptarë e të huaj për Shqipërinë mbërrijnë në Tiranë

Kulturë | 6 vite më parë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh  se “në 100-vjetorin e kryeqytetit, 100 libra të autorëve shqiptarë e të huaj për Shqipërinë, në gjuhën italiane, mbërritën në Tiranë”.

“Një vit më parë, në Festivalletteratura në Mantova, Tirana ishte qyteti-personazh, “una città tra le righe”. Prej atij momenti ishte një kërkesë ngulmuese, që atë Tiranë librash ta sillnim në Tiranën tonë”, tha Margariti.

Ministrja tha se u diskutua pikërisht për këtë qytet në libra dhe për këtë bibliotekë, që nisi modestisht e do të plotësohet me të tjera vepra e autorë.

“Në hapësirat e Ministrisë së Kulturës, që synojmë të jetë qendra e një poli kulturor, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, drejtoren e QKLL, Alda Bardhyli, shkrimtarët Ylljet Aliçka, Diana Çuli, Julian Zhara e përkthyesen Diana Kastrati u diskutua pikërisht për këtë qytet në libra dhe për këtë bibliotekë, që nisi modestisht e do të plotësohet me të tjera vepra e autorë”, tha Margariti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme