100 vjetori i lindjes, Akademia e Shkencave organizon konferencë për mjeshtrin e madh Tish Daia

Kulturë | 9 muaj më parë

Në Akademinë e Shkencave është përkujtuar 100-vjetori i lindjes së kompozitorin Tish Daija duke organizuar një konferencë shkencore mbi veprat që mjeshti I madh la pas.

Ai vlerësohet si kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, si pedagog e akademik.

Gjithashtu si drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Daija la gjurmë të thella në krijimtarinë muzikore shqiptare.

“Ai është një njëri I cili I ka dhënë hare muzikës shqiptare”

“Ishte një kompozitor me vepër të shtrirë në të gjithë gjinitë e muzikës , nga kënga tek muzika e dhomës , nga krijimet orkestrale”

I lindur në Shkodër, Tish Daija pati kontaktin e parë me muzikën që në fëmijërin e hershme ku nisi të këndonte në korin françeskan dhe më pas u bë anëtar i orkestrës frymore të Prenk Jakovës.

Rrethe vitit 1951–1956 ndoqi studimet e larta dhe u diplomua për kompozicion në Konservatorin Çajkovski në Moskë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme