12 emigrantët në Gjadër, 3 deputetë të opozitës italiane vizitojnë kampin

Një ditë pas vënies në zbatim të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, në Kampin e Gjadrit kane mbërritur 3 deputetë të opozitës italiane Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani Verdi Sinistra, Rackele Scarpa Partia Demokratike.
Deputetët po zhvillojnë një vizitë brenda kësaj strukture në të cilën do të akomodohen emigrantët.
Një ditë më parë mbërritën në Shëngjin 16 emigrantë, ku 10 ishin nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.
Pas përfundimit të verifikimeve në qendrën pritëse në Shëngjin 12 nga 16 emigrantet e mbërritur janë dërguar në kampin e Gjadrit. Transporti i tyre është bere me autobus gjatë mesnatës, ndërsa katër të tjerët, dy prej të cilëve minoren dhe dy me probleme shëndetësore janë dërguar në Itali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




