14 maji/ Alibeaj: Me kandidatë apo këshilltarë bashkiakë, nesër vendosim zyrtarisht se si do shkojmë zgjedhje

Politikë | 4 vite më parë

Pas rreth 4 orësh ka përfunduar mbledhja e kryesisë së grupit të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit në një prononcim për mediat ka theksuar se ditën e nesërme do të bëhet e ditur zyrtarisht se si do të shkohet në zgjedhje me kandidatë apo me këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.

 Alibeaj: Çështja e zgjedhjeve ka impakt publik, ka një rëndësi për të gjithë demokratët. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të kryetarëve, janë ata njerëzit e bazës, do të sjellin edhe ata që është nevoja dhe interesi për nesër dhe pasnesër.

Derisa sa të zyrtarizohet mund t’i referoheni njoftimeve që keni marrë deri më tani. Në zgjedhje apo në çfarëdolloj vendimarrje tjetër, mendimi i pjekur është mendimi i të gjithëve.

Ka rënë opsioni i këshillave bashkiakë?

Alibeaj: Nesër do t’i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do të jetë vendimi që do të përbëhet nga opinioni, nesër merr formën finale.

Pse keni shoqërues të Gardës?

Alibeaj: Është një detyrim i Gardës që në situata zgjedhore duhet të shoqërohesh.

Ndiheni i kërcënuar?

Alibeaj: Jo asnjëherë, kurrë.  

Ndërkaq, edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thanë se vendimi do të merret nesër.

“Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, tha Bardhi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme