14 maji/ Berisha: Rama po përzë shqiptarët, këtu vetëm vidhet. Hyjmë në zgjedhje të rrëzojmë ‘Rilindjen’

Kreu i Grupit të Rithemelimit, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit demokrat për Kamzën, Arjan Hoxha për zgjedhjet vendore, ka deklaruar se kryeministri Rama po përzë shqiptarët se “këtu vetëm vidhet”.
Sipas Berishës, më 14 maj, demokratët do të largojnë nga qeverisja vendore atë që ai e quajti “sekt i Rilindjes.”
“Këto zgjedhje, janë vendore, zgjedhim së bashku qeveritarët tanë vendorë dhe këto kanë një rëndësi shumë të madhe, sepse me këtë rast ne largojmë nga qeverisja vendore një sekt që quhet Rilindje, i cili po të kishte një emër të dytë do të quhej vjedhje, po të kishte një vjedhje të tretë, do të quhej hajni, po të kishte një emër të katërt do të quhej, mashtrim, do të quhej, antishqiptar.
Nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët e tjerë, demokratët, socialistët dhe të paparti”, tha Berisha nga Kamza.
Berisha vuri në dukje se Shqipëria ka humbur përgjatë këtyre 8 viteve mbi 1 milionë banorë dhe sipas tij, shqiptarët largohen sepse nuk ndërtojnë dot jetën në vendin e tyre.
“Më shumë se çdo luftë civile, më shumë se një luftë rajonale, po i largon nga Shqipëria.
Kamza, Tirana, Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 mln banorë, ka humbur 35%, 1/3 e popullatës. Të gjithë ne së bashku jemi 1/3 më pak, se njerëzit tanë janë larguar, largohen nga ky vend për arsye se nuk ndërtojnë jetën e tyre.
Tirana, Kamza, Shqipëria largohen dhe pakësohen qytetarët e tyre, sepse ata vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen”, theksoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



