15 Tetori – Dita Ndërkombëtare e të Verbërve

Një marshim në errësirë si një dritë shprese në fund të tunelit. Me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet është ky marshimi i shoqatës së të verbërve përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit, si simbolikë e të gjitha thirrjeve që bëjnë rreth 13. 500 të verbër në të gjithë Shqipërinë. Në ditën Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë kërkesa është për më shumë sensibilizim institucional që nis me pagesa e ulët e shoqëruesve.
15 Tetori i bashkon në veprimtari të ndryshme me qëllim sensibilizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë për përmirësimin dhe realizimin në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi i të verbërit, si edhe Konventa e OKB për të Drejtat.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




