15-vjeçari udhëtoi nga Australia për të parë ndeshjen e fundit

Evertoni do të luante për herë të fundit në “Goodison Park”, por stuhia që preku Liverpulin nuk lejoi që ky takim të zhvillohej.
Për të ndjekur ndeshjen speciale, e cila do të ishte e fundit për skuadrën e Brojës në impiantin e vjetër, Mackenzie Kinsella udhëtoi nga Australia.
15-vjeçari u nis nga kontinenti i largët në një udhëtim që i ka kushtuar 2000 euro. Pasionin për Evertonin i riu e ka marrë nga nëna e tij, Rita, e cila ka lindur në Liverpul.
Mackenzie Kinsella kishte programuar për të parë ndeshjet kundër Ulves dhe Liverpul. “Kur mësova se do të shtyhej ndeshja e pranoj se u mërzita shumë. Do të isha pjesë e një historie magjike të ndqiqja derbin e fundit të zhvilluar në ‘Goodison Park’”, tregon tifozi i ri.
Po dje për 15-vjeçarin ka ardhur edhe një mesazh ngushëllimi nga Seamus Coleman. Lojtari i Everton ka ftuar djaloshin që të jetë pjesë e një seance stërvitore të skuadrës përpara se të kthehet për në Australi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




