25 rusë dhe bjellorusë, në Olimpiadë

25 sportistë rusë dhe bjellorusë do të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ata do të konkurrojnë si neutralë. Sportistët kanë siguruar kualifikimin si dhe është vërtetuar se ata nuk kanë patur asnjë lidhje me luftën në Ukrainë.
Katërmbëdhjetë atletë rusë dhe 11 bjellorusë janë autorizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të garuar si neutralë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vendimi ka ardhur nga IOC, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pasi ka vërtetuar më parë se të gjithë këta sportistë nuk kanë patur asnjë lidhje me konfliktin në Ukrainë.
IOC ka njoftuar se do të jenë 25 sportistë, 14 rusë dhe 11 bjellorusë të ndarë në 5 disiplina sportive. Grupi kryesohet nga çiklisti Aleksander Vlasov, Tamara Dronova e Alena Ivanchenko, ndërsa në tenis bie në sy mungesa e Andrej Rublev, i cili, siç njoftoi presidenti federal Shamil Tarpischev, nuk do të jetë i pranishëm në Paris, ashtu si edhe kolegët Karen Khachanov dhe Liudmila Samsonova.
Në gjimnastikë, rusja Anzhela Bladtceva dhe bjellorusët Ivan Litvinovich e Viyaleta Bardzilouskaya. Në peshëngritje do të jetë vetëm delegacioni i Minskut me Siuzanna Valodzka dhe Yauheni Tsikhantsou. Në mundje është skuadra me numrin më të madh të sportistëve, 11. Ndërsa në taekëondo nuk ka pjesëmarrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




