250-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Rama: Një festë e veçantë edhe për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që kanë dashur ta zbehin energjinë e këtij vendi

Aktualitet | 4 muaj më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë simbolike, Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, teksa e konsideron këtë një festë të veçantë edhe për shqiptarët.

“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë, një nga festat kombëtare më të rëndësishme të vendit.

Në këtë ditë, në vitin 1776 u miratua Deklarata e Pavarësisë, duke shpallur krijimin e një kombi të ri dhe ndarjen e tij nga Britania e Madhe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme