250-vjetori i Ushtrisë amerikane, u festua me parada ushtarake dhe protesta kundër Trump-it

Botë | 1 vit më parë

Parada ushtarake e shumëpritur e Presidentit Donald Trump që u zhvillua në qendër të Uashingtonit për të festuar 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane u shënjua nga protesta kundër politikave të administratës amerikane.

Parada, e cila përkoi me ditëlindjen e 79-të të Trump, filloi më herët se sa pritej pas parashikimeve për mot të keq në zonën e Uashingtonit. Tanke, automjete të blinduara dhe artilerie parakaluan përgjatë itinetrarit së paradës në një pamje të pazakontë në SHBA, ku shfaqje të tilla të fuqisë ushtarake janë të rralla. Parada shfaqi historinë e Ushtrisë amerikane që nga themelimi i saj gjatë Luftës Revolucionare deri në ditët e sotme.

Trump shpesh qëndronte në këmbë dhe përshëndetse trupat ndërsa ata marshonin. “Çdo vend tjetër feston fitoret e veta, është koha që edhe Amerika ta bëjë këtë”- i tha Trump turmës pas paradës.

Mijëra njerëz u rreshtuan përgjatë itinerarit, ndersa presidenti amerikan e ndoqi nga një tribunë e ngritur pas xhamit antiplumb. Disa protestuas antiTrump arritën të gjenin një vend përgjatë rrugës së paradës, duke mbajtur pankarta në shenjë proteste, ndërsa policia lokale arriti të mbante veç demonstruesit e tjerë nga turma që ndiqte shfaqjen ushtarake.

Ushtria amerikane dërgoi gati 7 mijë trupa në Uashington, së bashku me 150 automjete, duke përfshirë më shumë se 25 tanke M1 Abrams, 28 automjete të blinduara dhe pajisje të tjera artilerie.

Ndërkohë qindra mijëra amerikanë pjesë e lëvizjes “Pa Mbretër” mbushën rrugët e qyteteve përfshirë Nju Jorkun, Filadelfian, Hjustonin dhe Aetlantën, duke protestuar kundër masave të presidentit republikan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme