28% e aksidenteve nga drejtues mjeti të grupmoshës 25-34 vjeç

Sociale | 2 vite më parë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor, për të  pakësuar aksidentet rrugore. 

“Ndërsa numri i mjeteve në rrugë rritet, është e rëndësishme të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të përdoruesve të tjerë. Statistikat e 5-mujorit të parë të vitit 2024 raportojnë një ulje të indeksit të vdekshmërisë në aksidentet rrugore, i cili rezulton në 10.1 të vrarë për çdo 100 aksidente, ose 40% më pak krahasuar me janar-maj 2023”, shprehet ajo.

Sipas zonjës Balluku, gjatë këtij 5-mujori ka 13% më pak viktima krahasuar me janar – maj 2023.

Balluku vuri në dukje se 28% e totalit të aksidenteve janë shkaktuar nga drejtues mjeti të grupmoshës 25-34 vjeç, 8% më pak krahasuar me janar-maj 2018.

“Ndërsa përgëzojmë sjelljen e përmirësuar të drejtuesve të mjeteve, jemi përpara një situate ku sjellja e gabuar e këmbësorit në rrugë ka shkaktuar 16 viktima, 60% më shumë se janar-maj 2023”, tha sëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme