34 qendra shëndetësore të lëvizshme gjatë verës, Brataj: Kryem 60 mijë vizita në 2023, sa 2 spitale rajonale në vit

Sociale | 2 vite më parë

Për garantimin e sigurisë së jetës dhe shërbimin për marrjen e ndihmës së parë të urgjencës gjatë këtij sezoni veror do të jenë në dispozicion të turistëve dhe pushuesve 34 qendra shëndetësore të lëvizshme në të gjithë vendin. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se këto qendra të lëvizshme kanë rezultuar tepër efektive në uljen e fluksit të spitaleve rajonale por edhe trajtimit në kohë të shpejtë.

Në një intervistë për RTSH 24, Brataj tha se vetëm gjatë 2023 në 3 muaj janë kryer 60 mijë vizita ose e thënë ndryshe vizitat që 2 spitale rajonale do të kryenin në total gjatë gjithë vitit.

 “Sot kemi 34 qendra shëndetësore të lëvizshme në shërbim të pushuesve dhe njerëzve në të gjithë vendin. Në 2023 ishin rreth 60 mijë vizita në këto qendra shëndetësore në 3 muaj, ku spitalet rajonale kryejnë 30-35 mijë vizita në vit, dhe këto qendra kryen 2-fishin e vizitave. Nëse këto 60 mijë vizita do zhvilloheshin në spitalet rajonale imagjinoni çfarë fluksi do të krijohej në periudhën e verës. Ne bëmë një numër vizitash për 3 muaj të barabartë me dy spitale rajonale që bëjnë gjatë gjithë vitit. Qendrat do të jenë të hapura në 24 orë. Tek 60 mijë vizita të 2023, 21 mijë ishin të huaj ”, tha Brataj.

Për plotësimin e personelit mjekësor për funksionimin e këtyre qendrave shëndetësore, Brataj tha se kjo u bë përmes specializantëve, të cilët garantuan mbulimin e këtyre shërbimeve.

“U bë një dekret që të gjithë specializantët kishin të drejtë të punonin në këto qendra dhe kjo u mbulua nga Fakulteti i Mjekësisë. Aktivizimi tyre ishte edhe pjesë e specializimit por edhe garantonin mbulimin  e shërbimeve”, tha ai.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore foli edhe për arritjen e ndihmës së parë në kohë, dhe për këtë u pa e duhur futja e motorëve mjekësor. Brataj tha se në disa zona trafiku dhe infrastruktura e kufizuar nuk bënte të mundur arritjen në kohë të autoambulancave.

Brataj tha këto motorë mjekësor kanë të gjitha pajisje dhe ofron të gjitha shërbimet si autoambulancë, vetëm nuk kryen transportin.

“Për të shkuar në një vend ku ka ndodh diçka dhe me trafikun që kanë këto zonat bregdetare për shkak të infrastrukturës së kufizuar është e vështirë të mbërrish në kohë. Kemi futur edhe motomjetet për shërbimin mjekësor dhe kemi përftim shumë të madh në kohë dhe këto përdoren në ato qytete dhe zona ku trafiku është i madh dhe shërbimi duhet të arrijë me shpejtësi. Me to u jepen shërbime kryesorë të urgjencës, por vetëm nuk bën dot transportin”, tha Brataj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme