34-vjetori i PD, Berisha thirrje: Me 23 dhjetor të dalin në mosbindjen civile më të fuqishme

Politikë | 2 vite më parë

Partia Demokratike ka festuar 34 vjetorin e themelimit me drejtuesit, anëtarët dhe aleatët e saj.

Në fjalën e tij, kryetari demokrat Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në protestën e 23 dhjetorit, duke e konsideruar si “mosbindjen civile më të fuqishme”.

“Me datën 23 dhjetor në mosbindjen civile më të fuqishme që është parë ndonjëherë. Të bashkojmë shqiptarët për shtytjen përfundimtare ndaj narkoshtetit dhe themeleve të tij. Të shndërrojmë Tiranën në kryeqytetin e demokracisë, tmerrin e narkokracisë. Është radha jonë t’i japim përgjigjen në zemër këtij regjimi që në 10 vite shpopulloi, grabiti dhe poshtëroi shqiptarët. Faleminderit të gjithëve për këto 34 vite historike. Është radha jonë! Ditëlindjen tonë të 35-të duhet ta festojmë në pushtet, në liri”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme