Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia rrethon zonën dhe nis hetimet

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një shpërthim i fortë është dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në afërsi të godinës së Bashkisë Shkodër, brenda oborrit të një banese private.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, Metin Bushati, me profesion arsimtar.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar vendin dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme