38% më shumë turistë të huaj në maj, Kumbaro: Rrisim vëmendjen me afrimin e pikut të sezonit

Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.
Ministrja Mirela Kumbaro bëri sot publike shifrat duke theksuar se me afrimin e pikut të sezonit turistik bregdetar shtohet përgjegjësia institucinale dhe vëmendja për të prezantuar më të mirën e ofertës turistike shqiptare nën sloganin “Albania All Senses”.
“38% më shumë turistë të huaj se një vit më parë na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këta pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e Albania All Senses”, shprehet ministrja Kumbaro.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Kumbaro është duke vijuar turin e inspektimeve në bashkitë bregdetare me qëllim monitorimin për përmbushjen dhe respektimin e standardeve, të pastërtisë, hapësirave publike dhe sigurisë në turizëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




