3D në RTSH, Gjikondi: Edhe Kozaku i Tiktokut më dinjitoz se Meta. Është bërë qesharak!

Figura e ish presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetar dhe në të ardhmen president i Partisë së Lirisë, u komentua gjatë në emisionin 3D të Alban Dudushit.
Analisti Fitim Zekthi tha se Meta lëshon akuza kur e gjithë bota është kundër tij.
Juristja Gjikondi e krahasoi sjellen e zotit Meta me atë të Kozakut një figurë e njohur shqiptare e Tik Tokut. “Meta të turpëron si shqiptar” tha zonja Gjikondi, duke shprehur pakënaqësinë që klasa politike nuk po reagon ndaj sjelljes së tij.
Duke ju referuar disa deklaratave fyese të zoti Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Dumani, zonja Gjikondi i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reagojë ndaj kësaj sjelljeje të ish presidentit shqiptar i cili po synon rikthimin në krye të organeve egzekutive.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




