4 viktima dhe 1 i plagosur në Vjenë, Osmani ngushëllon familjet e bashkatdhetarëve

Kosovë | 8 muaj më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të tre shtetasve të Kosovës, Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, në aksidentin e rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Presidentja ka përcjellë ngushëllime për familjarët, miqtë dhe të afërmit e viktimave dhe ka bërë thirrje që kujtimi i tyre të mbetet i përhershëm.

“Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për të siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne.Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn!”, deklaroi Osmani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme