46 vite në skenë – Drande Xhaj, një nga aktoret më të spikatura të komedisë shqiptare

Sociale | 2 vite më parë

Në 65 vitet e ekzistencës së saj, Estrada e Shkodrës ka spikatur përherë me shfaqjet e saj falë aftësive të jashtëzakonshme të aktorëve të saj.

Drande Xhaj është njëra prej tyre. Në përvjetorin e saj të lindjes, aktorja e shquar kujton fillesat në institucionin më të rëndësishëm kulturor të Shkodrës, teatrin “Migjeni”.

“Si profesioniste kam filluar në vitin 1978. Por fillimet si amatore i kam nisur që në shkollë. Kisha fituar disa çmime dhe më zgjodhën të prezantoj Festivalin e parë Ushtarit”, tregon ajo.

Me mbi 500 role në skenë, aktorja kujton bashkëpunimet e vazhdueshme me disa nga kolegët e saj.

Aktorja Drande Xhaj është nderuar me tituj e dekorata të shumta përgjatë 46 viteve të karrierës së saj. Në vitin 2019 ajo u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga institucioni i Presidentit të Republikës në 70-vjetorin e krijimit të Teatrit “Migjeni” si teatër profesionist.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme