50 vjet xhenerik, Nexhat Dhrami nga Gjirokastra vijon punën me të njëjtin vullnet

Sociale | 2 vite më parë

Prej gati 50 vitesh, zanati i xhenerikut është pjesë e pandashme e jetës së Nexhat Dhramit. I palodhur dhe i përkushtuar, Nexhati ka ndërtuar një karrierë që nis që nga përfundimi i shkollës së mesme dhe vazhdon deri sot, duke i qëndruar besnik të njëjtës punë. Çdo mëngjes, ai arrin herët në ofiçinë, gati për të nisur një ditë të re pune me të njëjtin pasion që ka pasur gjithmonë.

“Që në moshën 19 vjeç kam qenë në shkollë në Durrës për automjetet e parkut dhe më pas fillova punë si xhenerik dhe në këtë zanat kam rreth 50 vjet”, u shpreh Nexhat Dharami,

Edhe pse janë vetëm pak muaj që e ndajnë nga dalja në pension, Nexhati ruan të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë për të vazhduar punën, duke mos menduar aspak të ndalet.

Me përkushtimin dhe energjinë që e kanë karakterizuar gjithmonë, Nexhat Dhrami mbetet një shembull i rrallë i një mjeshtri që ka ngritur profesionin e tij në nivel arti, duke i shërbyer komunitetit me pasion dhe përkushtim për gati gjysmë shekulli.

Gazetare: Leonida Koçiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme