500 mijë turistë në Pogradec, vizitorë nga Europa dhe vende të largëta zgjedhin atraksionet e qytetit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Në tetë muajt e parë të vitit, Pogradeci ka pritur rreth 500 mijë vizitorë, të cilët kanë zgjedhur të njohin destinacionet dhe atraksionet turistike të qytetit. Interesi i turistëve është shtrirë në pika të ndryshme të zonës, duke përfshirë si bukuritë natyrore, ashtu edhe pasuritë kulturore të Pogradecit.

“Për sa i përket situatës së shifra, nga janari deri në gusht numërohen rreth 500.000 vizitorë të cilët kanë vizituar destinacione dhe atraksionet turistike të Pogradecit. Destinacionet më të vizituara janë bazilika paleokristiane e Linit ku numërohen rreth 6.000 vizitorë kryesisht të huaj, burimet e Drilonit, po ashtu varret monumentale të Selcës. Pa përmendur këtu edhe qytetin e Pogradecit bashkë me liqenin që është pjesë e UNESCO-s’, u shpreh Ledjan Zeqollari, Drejtor i Turizmit në Bashkinë e Pogradecit.

Harta e turistëve që vizitojnë Pogradecin është zgjeruar, me vizitorë jo vetëm nga vendet europiane, por edhe nga tregje më të largëta.

“Janë turistë të cilët vijnë kryesisht nga Amerika, Belgjika, Italia, gjithashtu Franca dhe Spanja, por kemi turistë të vijnë nga vendet e largëta siç është Australia apo Japonia. Kjo ka të bëjë edhe më tepër me hapjen të cilën e ka bërë Shqipëria tashmë në hartën”, tha ai.

botërore të turizmit dhe duke zgjedhur Pogradecin si një nga destinacionet turistike kryesore.

Interesi i turistëve është shtrirë përtej plazhit dhe liqenit, duke përfshirë edhe atraksionet kulturore e natyrore të zonës. Shifrat konfirmojnë një sezon të rëndësishëm turistik për Pogradecin dhe rritjen e interesit për destinacionin.

Gazetare: E. Fili      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme