520 karta studenti të shpërndara në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Platformë moderne digjitale që lidh studentët me universitetin

Aktualitet | 6 muaj më parë

Bashkia Shkodër zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së “Kartës së Studentit Shkodër”, një nismë që synon të krijojë më shumë mundësi, mbështetje dhe perspektivë për studentët që studiojnë dhe jetojnë në qytet. Në këtë fazë të parë u shpërndanë 520 karta për studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, theksoi se kjo kartë nuk është thjesht një dokument identifikimi, por një platformë moderne digjitale që lidh studentët me universitetin, qytetin, bizneset dhe shërbimet e përditshme.

“Në vetvete nuk është thjesht një e drejtë që jepet për të marrë studentët disa shërbime dhe arsyeja pse ne jemi sot gati për ta bërë këtë është sepse bashkia duhet të ofrojë shërbime të cilat të jenë të kuptueshme në një kartë dhe të kenë vlerë për kartën”, deklaroi Beci.

Ndërkohë, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, u shpreh se ky është një premtim i mbajtur për studentët dhe për universitetin.

“Personalisht mendoj që për Universitetin e Shkodrës Luigi Gorakuqi, por në veçanti për studentët e këtij universiteti është ditë historike. Kështu që ky është një premtim i mbajtur”, u shpreh Guraj.

Vetë studentët shprehen se kjo është një nismë e shumëpritur, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme dhe në lehtësimin e kostove studentore.

“Shpresoj fort që këto iniciativa dhe këto hapa të sjellin sa më shumë studenta në Shkodër edhe një klimë sa më të mirë për të gjithë ne për të vazhduar jetesën në vendin tone”, tha një prej studenteve.

Përmes kësaj platforme, studentët do të kenë kartën e tyre digjitale në telefon, me QR personal për verifikim, si dhe akses në zbritje dhe përfitime në transport, shërbime shëndetësore, farmaci, bare, restorante, librari, kurse profesionale, teknologji, aktivitete kulturore e sportive dhe shumë shërbime të tjera lokale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme