Hapet 20 përqind e Tunelit të Llogarasë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së enjtes duke publikuar në rrjetet sociale foto nga punimet në Tunelin e Llogarasë. Kreu i qeverisë tha se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe terrenit të favorshëm për ecurinë.
“Mirëmëngjes dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Tuneli i Llogorasë ka gjatësi 5.9 km. Ky tunel nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta.
Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.
Në buxhetin e këtij viti, fondi i llogaritur për Tunelin e Llogorasë është 4.67 miliardë lekë. Tuneli do të kushtojë 140 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




