Aeroplanmbajtësja ushtarake “USS Theodore Roosevelt” niset drejt Lindjes së Mesme

Botë | 47 minuta më parë

Aeroplanmbajtësja e Marinës së SHBA-së, USS Theodore Roosevelt, po vijon marshimin e saj strategjik drejt Lindjes së Mesme.

Pamjet satelitore të analizuara nga rrjeti mediatik Al Jazeera pikasën grupin e sulmit të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja të mërkurën, të shoqëruar nga katër anije ushtarake, në jug të Ishujve Spratly në Detin e Kinisë Jugore, çka konfirmon përparimin e saj drejt rajonit.

Nisja e ushtrisë amerikane nisi më 27 shtator nga baza detare e San Diegos në Kaliforni. Përpara se të merrte rrugën drejt Detit të Kinisë Jugore, grupi ushtarak bëri një ndalesë në bazën amerikane në Yokosuka të Japonisë për të marrë pjesë në stërvitje ushtarake.

Sipas medias amerikane Axios, cila citon një zyrtar të lartë ushtarak, aeroplanmbajtësja do të qëndrojë për disa ditë në Singapor duke filluar nga kjo e premte.

Mbërritja e saj përfundimtare në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) nuk pritet të ndodhë përpara mesit të muajit nëntor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme