AFADA kundër Autoritetit të Konkurrencës

Nuk jemi një treg monolol, shesim për bujqësinë me çmim 20-30 për qind më lirë dhe kemi zeruar fitimin për këtë periudhë të krizës. Kompanitë e penalizuara nga Autoriteti i Konkurrencës për vendosje të bashkërenduar të çmimit të inputeve bujqësore kundërshtojnë këtë autoritet dhe kërkojnë ndjekje penale të drejtuesve të tij.
Ata nuk janë dakort me asnjë nga gjetjet e hetimit të thelluar në tregun e plaghrave kimeke, pesticideve, fidanëve etj. Shoqata AFADA, që grupon bizneset që furnziojnë bujqësonë me produktet më të rëndësishme të saj kanë deklaruar në një konferencë shtypi se nuk kanë asnjë lidhje me sa shkruhet në raportin e hetimit të thelluar të Autoritetit të Konkurrencës dhe gjobave të tij nga 500 mijë deri në 1 milionë euro për subjekt.
Anëtarët e këtij grupimi biznesh e quajtën “një fushatë akuzash të padrejta” dhe “mosnjohje e zinxhirit të burimit të prodhimit” atë për të cilën akuzohen. Ata thanë se Autoriteti i Konkurrencës ka marrë vendime që nuk kanë lidhje me funksionimin ligjor dhe real të këtij tregu, duke e dëmtuar atë direkt dhe indirekt dhe për pasojë sektorin e buqësisë.
Shoqata dhe anëtarët e saj, sipas deklarimeve në konferencë, do të ndërmarin të gjithë hapat ligjore për t’ju përgjigjur për çdo akuze apo deklarim të qëllimshëm dhe të padrejtë për t’u ballafaquar e përballur me çdo individ dhe institucion që synon të shkatërrojë në kundërshtim me ligjin dhe të vërtetën këtë sektor.
Autoriteti i Konkurrencës iu përgjigj interesimit të RTSH duke deklaruar se do të ketë një njoftim shtypi lidhur me sa deklaruan sipërmarrësit e këtij sektori.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




