Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar

Ekonomi | 5 vite më parë

Lagjja e re në Vaqarr për familjet e prekura nga tërmeti, po ndërtohet me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare, për infrastrukturën, qendrën komunitare, shkollën e njësinë administrative dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, që po investon dhurimet e qytetarëve për familjet e prekura nga tërmeti, në 20 shtëpi të reja.
Kryeministri Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimit në Vaqarr, ku punimet kanë ecur me ritme të larta. “Mirëmëngjes dhe me këtë shëmbëlltyrë kuptimplotë të solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me ‘Fundjavën Ndryshe’, ju uroj një javë të mbarë”, tha zoti Rama.

Nga ana e bashkisë së Tiranës është ndërtuar komplet infrastruktura e kësaj lagjeje si dhe do të nisë ndërtimi i shkollës. Po ashtu është prishur edhe Pallati i Kulturës që do të bëhet e gjitha qendër komunitare.

Ndërkohë 20 banesa të Vaqarrit janë ndërtuar me kontributin e fondacionit “Fundjavë ndryshe” dhe do t’u dorëzohen të mobiluara banorëve.

Lagjes më të re në kryeqytet, që është vetëm 1.5 km larg nga Kombinati, do t’i mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e Kombinatit si dhe lehtësira të tjera për fëmijët dhe të rriturit që do të jetojnë aty.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme