Lazarat/ Rehabilitohen rrugët e dëmtuara si shkak i punimeve të ujësjellësit

Ekonomi | 6 vite më parë

Në njësinë administrative Lazarat,  ka filluar rehabilitimi i rrugëve te brendshme. Këto ishin dëmtuar për shkak të punimeve të ujësjellësit të ri ,i cili do të mundësoj furnizimin me ujë të pishëm 24 orë .Administratori i kësaj njësie administrative Muharrem Basha thotë se ,po punohet në mënyrë intensive për të përfunduar në kohë punimet .

” Tani jemi në fazën përfundimtare të punimeve të ujësjellësit .Ka filluar shtrimi i rrugëve të brendshme të fshatit ,të cilat ishin hapur për shtrimin e linjave të ujit .Ndër të tjera, banorët na kanë mirkuptuar dhe nuk na kanë sjell shqetësime, përsa i përket problematikave që u shfaqën” , thotë Basha .

Ndërtimi i ujësjellësit të ri në Lazarat, u mundësua nga qeveria dhe kap vlerën e rreth 1.5 milionë euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme